Përbërësit: 4 vezë, 200gr sheqer, 200gr bajame të bluara, 200gr margarinë e shkrirë, 1 sheqer vanile, 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Për dekorim: 200gr çokollatë e shkrirë, pak çokollatë e grimcuar.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 4 vezë me 200gr sheqer, i përziejmë së pari këta përbërës që të tretet mirë sheqeri dhe vezët me tel kuzhine ose mikser.
Më pas shtojmë 200gr bajame të bluara, 200gr margarinë të shkrirë, një sheqer vanile dhe krejt në fund një pluhur për pjekje (pecivë). I tundim mirë të gjitha së bashku me tel kuzhine ose mikser.
Pasi masa të jetë gati, e hedhim në tepsi me letër për pjekje dhe e fusim në furrë. E pjekim në temperaturë 160 gradë C për 45 minuta. Pasi keku të piqet e lëmë të ftohet për pak minuta.
Në fund sipër kekut hedhim 200gr çokollatë të shkrirë dhe pak çokollatë të grimcuar. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Hana. Ju bëftë mirë!