Përbërësit për këto bukë: 7g maja e thatë, 1 lugë gjelle sheqer, 375ml ujë të ngrohtë (fillimisht shtoni 300ml), 500gr miell (fillimisht shtoni 250gr), vaj.
Përgatitja: Fillimisht marrin një enë kuzhine, pastaj shtojmë 7g maja të thatë, një lugë gjelle sheqer dhe 300ml ujë. Përziejeni masën me ndihmën e një luge dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta, më pas shtoni 250gr miell përziejeni dhe më pas shtoni pjesën tjetër të mbetur nga uji i ngrohtë (pra dhe 300ml ujë), dhe përsëri përziejeni masën mirë.
Më pas enën ku e kemi përzier këtë masë e mbulojmë me një qese plastmase dhe e lëmë ashtu për një orë, derisa të shfaqen flluska tek brumi. Pas një orë ia largojmë qesen dhe më pas ia shtojmë edhe gjysmën tjetër të miellit (pra 250gr të tjerë) dhe 8gr kripë.
E përziejmë përsëri masën mirë me lugë (pra brumin), por mund ta përzieni edhe me duar ose mund të përdorni mikser për përzierjen e brumit. Pasi e kemi përzier brumin e hedhim në tavolina të përmiellur (pra marrim miell shtesë) dhe e ngjeshim me duar (apo e gatuajmë) për 8 minuta derisa të bëjmë formën e një topi.
Marrim përsëri një enë kuzhine, e lyejmë me vaj në të gjitha anët dhe në të shtojmë brumi e formuar më parë dhe e rrotullojmë nëpër enë nga të gjitha anët që brumi ta marr vajin. E lëmë ashtu në enë dhe e mbulojmë përsëri enën me një qese plastmase, duke e lënë ashtu për një orë, shkruan pergatit.com.
Më pas kur brumi të jetë fryrë, ia largojmë qesen dhe e mbledhim me duar duke e vendosur përsëri në tavolinë të përmiellur. E ngjeshim edhe pak deri sa të marr formë e topit (e gatuajmë), më pas e shtrijmë pak me duar dhe e ndajmë në 10 pjesë nga 90gr secili kulaçe. Më pas kuleçtë e formuar i mbulojmë për 15 minuta.
Më pas kuleçtë për bukë i holloni dhe mund tua jepni formë si të dëshironi ju, i vendosni në tepsi të lyer me vaj dhe i lini të qëndrojnë të mbuluar për një orë. Para se ti piqni bëjani nga një vijë në mes me thikë dhe spërkatni sipër me ujë dhe më pas futeni tepsinë në furrë për pjekje.
Ngroheni furrë para pjekjes në 230 gradë C për 15 minuta, tepsinë duhet ta vendosni në fund të furrës, hidhni një gotë ujë të nxehtë në pjesën e poshtme të furrës dhe mbylleni derën e shporeti shpejt për të kapur avullin brenda.
Pra i piqni po në atë temperaturë që e kemi ngrohur furrën paraprakisht në 230 gradë C për 20 minuta, por pas 10 minutave i largoni bukët nga furra si spërkatni përsëri me ujë sipër dhe i vendosni në furrë edhe për 10 minuta të tjerë. Ju bëfshin mirë!