Përbërësit: 1kg miell misri, 700ml ujë, 3-4 lugë gjelle kos.
Përgatitja: Në dërrasën e gatimit e hedhim miellin e misrit dhe në mesin e tij fillojmë ta zbrazim ujin e vluar duke e përzierë vazhdimisht me lugë druri derisa mielli ta pijë gjithë ujin. Kur kjo masë fillon të ftohet pak, atëherë fillojmë dhe e mledhim brumin në topth, të cilin e ngjeshim disa herë vertikalisht dhe horizontalisht dhe në fund e shtypim duke ia dhënë formën e bukës.
Bukën e ngjeshur dhe të formuar e vendosim me kujdes në tepsi të lyer me vaj, pastaj e lyejmë sipër me kos dhe e pjekim për rreth një orë në temperaturë më të lartë. Kjo është mënyra e vjetër tradicionale e gatimit të bukës kollomoqe e cila kërkon shumë kujdes dhe përkushtim, por që kjo është mënyra më e lehtë e këtij gatimi dhe suksesi nuk mungon, pra janë të njëjtit përbërës dhe e njëjta procedurë por me ujë të ftohtë. Ju bëftë mirë!