Janë publikuar antibiotikët që nuk duhen rekomanduar nga mjekët ose duhen dhënë në mënyrë të kufizuar.
Këtë u ka kërkuar Agjensia e Barnave të gjithë mjekëve tanë që në recetat e tyre të mos përshkruajnë antibiotikë të klasave kinolone dhe fluor kinolone pasi Agjensia Europiane e barnave njofton për efekte anësore të parikuperueshme. Në fakt, në farmaci thonë se këto lloj antibiotikësh janë shumë të përdorur.
Të dy llojet e antibiotikëve kanë përdorim me spektër të gjerë, si në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave. Për pacientët që duhet domosdoshmërisht t’i përdorin, ata duhet të jenë të kujdesshëm në shfaqjen e simptomave që ditën e parë, pasi kanë efekte anësore që lidhen me depresionin apo vështirësi në ecje, si dhe prekin shikimin dhe dëgjimin.
Nga ana tjetër, Agjensia e Barnave kërkon që pacientët të japin informacion agjensisë për efektet anësore të çdo lloj medikamneti.