Bukë me rrush të thatë

Përbërësit:
1\2 kg miell
1 lugë e mesme maja
1\4 litra qumësht
100 g gjalpë i zbutur
2 vezë
1 lugë supe sheqer, pak kripë
1 lëvore limoni në rende
100 gr rrush të thatë
2 lugë rum

Përgatitja:
Rrushi ulet në rum. Maja zinet me pak qumësht të vakët, sheqer, miell dhe vendoset në vend të vakët 15 minuta. Maja e ardhur derdhet në miellin e situr ku shtohen qumësht, gjalpë, sheqer, vezë, kripë dhe lëvore limoni. Brumi ngjeshet mirë, pastaj duhet të vijë 35-40 minuta. Në brumin e ardhur përzihet rrushi i kulluar dhe nga brumi bëhet formë e bukës sipas dëshirës. Pasi të vijë 15 minuta, piqet në furrë me temperaturë 200 gradë C për 50-60 minuta. 10 minuta para se të përfundoj pjekja, lyhet me vezë të tundur.