Sanduiç vezësh me proshutë

Përbërësit:
Vezë
Proshutë
Djathë mocarela
Borzilok
Bukë të girë
Kripë, piper
Pak gjalpë për skuqjen e omletës
Domate

Përgatitja:
Rrahim në një enë vezët me të gjitha erëzat dhe e skuqim si omletë. E bëjmë skuqjen me kujdes në mënyrë që veza mos të çahet. E lëmë pak të ftohet dhe e presim në format që duam të shërbejmë sanduiçin. Vendosim dy shtresa omlete dhe në mes djathin mocarela dhe proshutën. Shoqërojmë me domate.