Përbërësit: 7gr maja buke, 1 lugë gjelle sheqer, 100ml qumësht i ngrohtë, 200gr miell, 1 lugë e mesme kripë, 50ml vaj, plus 150ml qumësht të ngrohtë, plus 400gr miell (gjithsej 600gr miell), 3 patate, pak kripë për patate, kaçkavall, gjalpë (margarinë).
Përgatitja: Fillimisht marrin një enë kuzhine dhe shtojmë 7gr maja buke, 1 lugë gjelle sheqer, 100ml qumësht i ngrohtë e përziejmë masën me tel kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë ashtu për 10 minuta. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 200gr miell.
Tek mielli shtojmë një lugë të mesme kripë, 50ml vaj dhe më pas shtojmë edhe masën e përgatitur më parë që e kemi lënë të qëndroj për 10 minuta. Më pas shtojmë plus 150ml qumësht të ngrohtë, plus 400gr miell të tjerë më pas e përziejmë mirë masën me dorë deri sa të bohet një brumë i butë.
Pasi e kemi ngjeshur brumin mirë me duar, e lëmë të pushoj për 40 minuta duke e mbuluar sipër me një qese kuzhine. Pastaj i marrim 3 patet dhe i fusim në një tenxhere me ujë ashtu të pa qëruara, i ziejmë për disa minuta më pas i hedhim në një enë dhe i shtypim me pirun duke i bërë pure.
Duke i bërë patate pure u hedhim pak kripë dhe i përziejmë, më pas tek patatet shtojmë kaçkavall dhe i përziejmë mirë pastaj nga patatet formojmë topthi me dorë. Më pas marrim brumi që ka qëndruar për 40 minuta ia largojmë qesen e kuzhinës dhe e vendosim në tavolinë të përmiellur.
Brumin e ngjeshim me duar mirë duke i shtuar miell dhe më pas e ndajmë në 3 pjesë të barabarta. Marrim një pjesë nga brumi e hollojmë me holluese më pas brenda brumit shtojmë një topthi nga patatet dhe e mbështjellim me brumë duke formuar një kulaçe ashtu siç e shikoni në video.
Më pas e shtrijmë kulaçin me duar duke formuar një bukë të vogël dhe e hedhim në tepsi të lyer. Kështu vazhdojmë edhe me kulaçet e tjera më pas i pjekim në 250 gradë C për 15 minuta. Pasi të piqen i largojmë nga furra dhe ashtu sa janë të nxehta i lyejmë sipër me gjalpë, bëhen shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!