Përbërësit: 300gr sheqer, 100ml qumësht, 50ml vaj, 1 sheqer vanilje, 100gr gjalpë, 50gr çokollatë për zierje, 1 lugë gjelle kakao, 200gr niseshte, 5 lugë miell, arra të copëtuara.
Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 300gr sheqer, 100ml qumësht, 50ml vaj, 1 sheqer vanilje dhe e përziejmë masën me lugë në temperaturë mesatare. Më pas tek masa shtojmë 100gr gjalpë e përziejmë mirë me lugë deri sa të shkrihet.
Pasi të shkrihet gjalpi tek masa shtojmë 50gr çokollatë të copëtuar, 1 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën mirë me lugë deri sa të fillojë të vloj. Më pas tek masa shtojmë 200gr niseshte duke e përzier masën mirë me lugë. Pastaj shtojmë 3 lugë miell, e përziejmë mirë me lugë deri sa të fitojmë një krem të trashë.
Më pas tek masa shtojmë edhe 2 lugë të tjera miell, e përziejmë masën mirë me lugë dhe e ziejmë për 10 minuta duke e përzier vazhdimisht. Pasi masa të jetë gati e largojmë nga zjarri duke e përzier me lugë mirë më pas tek masa shtojmë arra të copëtuara dhe e përziejmë përsëri me lugë.
Pastaj marrim një enë kuzhine në thellë në formë trekëndëshe siç e shikoni në video, i shtrojmë qese kuzhine më pas masën e përgatitur e hedhim në të dhe e shtrijmë mirë me lugë sipër dhe e mbulojmë me qese kuzhine duke e lënë që të ftohet plotësisht.
Pasi të ftohet e largojmë nga ena, ia largojmë qesen e kuzhinës dhe më pas e rrotullojmë në një enë tjetër (tepsi apo ku të doni), më pas e presim me thikë në copëza katrore dhe ua vendosim nga një arrë sipër, bëhet shumë e shijshme duhet ta provoni.
Ju bëftë mirë!