Këtë desert më së pari e ka lansuar kompania Mc Vitie dhe Price qysh në vitin 1927 dhe e ka quajtur sipas portokallit Jaffa. Që atëherë gatuhet në tri shtresa , biskota, xhel portokalli dhe çokollatë përsipër. Shumë njerëz i pëlqejnë këto biskota, por jo shumë njerëz dinë si t’i përgatisin ato vetë. Ne ju sjellim sot recetën e tyre.
Përbërja (për 12 biskota): Një lugë marmelatë prej portokalli, 125ml ujë të vluar, 2 vezë, 50g sheqer, 50gr miell
200gr çokollatë për gatim.
Përgatitja: Ngroheni furrën në 180 gradë C, lyeni kallëpet mafin dhe xhelin prejeni në copa të vogla dhe përzijeni me marmelatë dhe ujë të vluar pastaj përzijeni derisa të shkrihet xheli. Masën derdheni në tepsi me një trashësi prej 1 cm, pastaj lëreni në frigorifer që të forcohet. Për ta bërë biskotën tundini vezët me sheqerin derisa të fitohet një masë e ngjeshur.
Shtoni miell dhe përziejeni mirë më pas mbushini kallëpet mafine (ose në një tepsi për biskota, që është pak më e cekët se tepsia për kallëpet mafine). Piqeni rreth 10 min dhe lëreni të ftohet, preni nga brumi i ftohur 12 rrathë të vegjël dhe një nga një vendosini mbi biskotat e rrumbullakëta.
Çokollatën shkrijeni në avull dhe derdheni përmbi xhelin dhe biskotat. Biskotat dhe xhelin mund ta lini në kallëpe ose t’i radhisni në tepsi të mbuluar me letër pjekëse para se t’i lyeni me çokollatë. Lërini të forcohen dhe pastaj mund t’i zbukuroni me arra të bluara e me fruta të tjera dekoruese. Ju bëfshin mirë dhe mos harroni ta shpërndani këtë recetë edhe me të tjerët!