bukë

Bukë të vogla tepër të buta, veç 5 përbërës për t’i gatuar

Të buta dhe shumë të shijshme, kjo është receta me 5 përbërës për t’i bërë ca bukë më ndryshe në shtëpi, që të gjithë ju do t’i adhuroni.

Përbërësit:
  • 400gr miell
  • 1lgj sheqer
  • 1.5lgj maja e thatë
  • Gjysmë luge çaji kripë
  • 260ml qumësht të vakët
  • Vaj ulliri
  • Djathë feta
Përgatitja:

Në një enë, përzieni miellin, sheqerin, majanë dhe kripën. Më pas shtoni qumështin, pak vaj dhe lëreni brumin të vijë për 90 minuta. Më pas nxirreni brumin dhe ndajeni në tetë pjesë. Formoni bukët e vogla dhe mbushni me djathë. Gatuani në tigan për 3 minuta secilën anë. Ju bëfshin mirë!

Videoja e përgatitjes: