djathi

Si të bëni krem djathi në shtëpi me tre përbërës

Kjo është receta e thjeshtë dhe shumë e lehtë për krem djathi, të përgatitur në shtëpi duke përdorur vetëm tre përbërës që të gjithë i kemi.
Përbërësit:
  • 750ml qumësht të freskët
  • Lëng limoni
  • Kripë
Përgatitja:

Në një tenxhere, vendoseni qumështin dhe gatuajeni në temperaturë të lartë derisa të vlojë dhe shkumojë. Më pas uleni temperaturën, shtoni lëng limoni dhe përzieni derisa qumështi të bëhet gjizë.

Hiqeni nga nxehtësia dhe kullojeni djathin duke përdorur një leckë kuzhine. Kullojeni edhe më mirë me pak ujë të ftohtë. Shtrydheni mirë djathin që ta lëshojë krejt lëngun dhe lëreni djathin të pushojë për 20 minuta.

Vendoseni djathin pastaj në blender, shtoni pak kripë dhe përzieni për 1 minutë derisa të bëhet tamam krem. Ju bëftë mirë!