Përbërësit: 500gr miell, 2 lugë gjelle me vaj ulliri, kripë, ujë të vakët sa të jetë mjaftueshem për brumë të butë,
Për mbushjen: 2 presh megjithë gjethet, 200gr mish të grirë, 1 filxhan kafeje me oriz, 1 vezë, djath pice, majdanoz, kripë, piper.
Përgatitja: Fillimisht grijmë preshin dhe e skuqim me 4 lugë vaj ulliri, më pas tek preshi hedhim mishin e grirë, piperin, kripën, majdanozin. Pastaj hedhim ujë sa të ziej preshi, kur të ketë zier ia hedhim orizin.
Më pas e lemë të ziej, pasi zihet e fikim dhe e lemë të ftohet pak, pastaj hedhim një vezë dhe e trazojmë mire.
Më pas bëjmë brumin me përbërësit që i kemi cekur më lartë, pasi brumi të jetë gati hapim petët nga tre, vemë gjysmat e petëve duke spërkatur me vaj, hedhim masën më pas petët e mbetura sipër, e presim sipas dëshirës dhe e pjekim në temperature 220° C për 35 minuta. Ju bëftë mirë!