Përbërësit: 2 qepë, kungull, 4 domate, 150gr oriz, 1kg speca, koper, erëza.
Përgatitja: Fillimisht në një tigan skuqim mirë 2 qepë, më pas shtojmë 4 copëza kungulli të prera në kubik të vegjël, i skuqim pak dhe më pas shtojmë 4 domate në copa, 150gr oriz, koper dhe erza të tjera sipas dëshirës.
Pastaj i mbulojmë me ujë dhe i ziejm pak, gjella duhet të jetë e lëngshme, marim rreth 1kg speca, i presim bishtat, i mbushim dhe i shtrojmë, unë gjysmat i lashë siç është speci dhe gjysmat i ndava në mes dhe i mbusha nga lart.
Gjellën që tepron e shtrojmë në tepsi, i ishtojmë 1 gotë ujë, pak vaj dhe e pjekim në temperature 200 gradë C për rreth 40 minuta. Ju bëftë mirë!