Për brumin:
1kg miell, një lugë gjelle kripë, 3 filxhanë ujë.
Për lyerje:
250g gjalpë, një filxhan çaji vaj.
Për mbushje:
500g spinaq, 4 qepë, ¼ filxhan vaj, pak piper të zi, pak piper të kuq, 200g djathë feta (ose gjizë), dhe pak kripë.
Përgatitja:
Në një enë shtoni miellin dhe ujin ngadalë. Përzieni mirë duke i hedhur kripën derisa të bëhet masë brumi. Lëreni të pushojë për 15 minuta dhe më pas merreni brumin dhe ndajeni në kuleç të barabartë, lini kuleçtë që të pushojnë edhe për 15 minuta të tjerë.
Shkrijeni gjalpin dhe përzieni me vaj. Holloni kuleçtë një nga një, duke e lyer shtresën e holluar me vaj dhe duke vendosur mbi njëra tjetrën nga tri petë të holluara. E rrisni petën mjaftueshëm në një sipërfaqe të lyer me vaj dhe e bëni gati për t’ia hedhur mbushjen.
Lajeni spinaqin dhe grijeni imët. Qepët e prera fërgoni në një tigan me vaj, shtoni kripën, piperin e kuq dhe të zi, djathin dhe lëreni të fërgohet. Pasi të shihni se është fërguar largojeni nga pllaka e shporetit.
I bëni pak duart me vaj dhe e lyeni petën sipër, para se t’ia hidhni mbushjen. Vendoseni mbushjen në petë në mënyrë horizontale dhe mbështilleni atë në formë të rolesë së hollë. Në fund bëni formën e byrekut, përsëriteni të njëjtën me të gjithë brumin dhe vendosini byrekët në furrë për t’u pjekur në 190 gradë C. /pergatit.com
Ju bëftë mirë!