Përbërësit:
2 fetë buke, një ve, 2/5 gotë qumësht, një banane, sheqer, 5 lugë gjelle sheqer pluhur,
1 lugë gjelle ujë, 1/3 lugë gjelle ajkë e ëmbël, një lugë gjelle margarinë, arra të bluara,
krem vanije.
Përgatitja:
1. Përziejmë së bashku qumështin dhe vezën.
2. I zgjerojmë me hollues fetët e bukës , i ngjyejmë në përzierjen e qumështit dhe i lëmë të rrinë gjatë natës.
3. Prejmë bananen në dy pjesë. Vendosim sheqer në tigan në dy vende. Vendosim pjesët e bananes në vendet ku kemi vendosur sheqerin. I hedhim sheqer mbi dhe i fërgojmë derisa të karamelizohet bananja.
4. I mbështjellim bananet e karamelizuara në fetët e bukës.
5. Në një tigan të ngrohur, shtojmë margarinën dhe vendosim mbi margarinën fetët e bukës derisa të shkrihet margarina dhe fetët të marrin ngjyrë të artë.
6. Vendosim fetët në një enë dhe mbi to hedhim sheqer pluhur, arra të bluara, krem vanilje, dhe sos karameli.
Ju bëftë mirë !