Qofte të mbushura me spinaq

Përbërësit:
200g krem djathi (djathë në formë të shkrirë, e gjeni në markete), spinaq të gatuar (aq sa e shihni të nevojshme për t’i mbushur qoftet), 1 lugë gjelle pluhur hudhre, djathë mocerela të copëtuar (ose çfarëdo kaçkavalli që dëshironi), 700g mish viçi i bluar, 1 vezë e madhe, pak majdanoz, thërrime buke, 1 lugë gjelle kripë, ½ lugë gjelle piper, 2 shishe salcë domatesh, makarona ose shpageta (sipas shijes tuaj).

Përgatitja:
1. Përzieni kremin e djathit, spinaqin, pluhurin e hudhrës dhe djathin mocarela derisa të bëhet një masë e butë.

2. Përzieni mishin, majdanozin, vezën, thërrimet e bukës, kripën dhe piperin derisa të kombinohen në mënyrë të barabartë.

3. Merreni pak nga përzierja e mishit dhe shtrijeni në pëllëmbën e dorës tuaj. Vendosni pak spinaq në mes dhe mbështilleni mishin duke formuar një top të vockël. Përsëriteni procedurën me gjithë mishin e mbetur.

4. Në një tigan të ngrohur në temperaturë mesatare, përzhitni qoftet për rreth një minutë ose dy, dhe më pas rrotullojini. Shtoni salcën e domateve dhe përzieni mirë. Gatuajini për rreth 15 minuta, derisa qoftet të jenë gatuar mirë dhe salca të jetë trashur.

5. Shërbejeni me makarona ose shpageta dhe shijojeni! Ju bëftë mirë! /pergatit.com

Procedura përmes fotove:

1.Screenshot_1

2.Screenshot_2

3.Screenshot_3

4.Screenshot_4

5.Screenshot_5

Rezultati:
enhanced-2212-1464026083-11 (1)