Kjo recetë forcon imunitetin e foshnjave 7 muajshe

Me temperaturat që vazhdojnë të jenë të ulëta këtë fillim viti, vogëlushi juaj ka nevojë për diçka që të forcojë sistemin e tij imunitar, dhe kjo pure do të bëjë pikërisht këtë gjë.

Kjo pure e shijshme është e mbushur me mollë, karota dhe portokall që do të mund ta mbajnë vogëlushin tuaj të shëndetshëm gjatë gjithë dimrit. Por ajo që e bënë të veçantë këtë pure janë erëzat, xhenxhefili dhe shafrani.

Xhenxhefili është i njohur për vetitë e tij mjekësore dhe për forcimin e sistemit imunitar, ndërsa shafrani është një tjetër erëzë që ofron shumë përfitime shëndetësore.

Shafrani përmban një përbërës të quajtur kurkumin i cili krijon disa proteina që janë jetësore për shëndetin tuaj e sidomos për forcimin e sistemit imunitar.

Përbërësit:
⦁ 4 karrota mesatare;
⦁ 4 mollë;
⦁ ½ portokalle;
⦁ 1 lugë çaj xhinxher të grirë;
⦁ ½ lugë çaj shafran.

Përgatitja:
1. Si fillim qëroni dhe më pas prisni në copa të vogla mollët dhe karotat.
2. Pastaj i piqni së bashku në avull ose i zieni për 12 minuta derisa të zbuten.
3. Lërini të ftohen e më pas i kaloni në një blender.
4. Shtrydhni lëngun e ½ portokalli e më pas i shtoni erëzat.
5. I bëni pure për 60 deri në 90 sekonda dhe më pas ja shërbeni vogëlushit tuaj.