Pasi u tha se pirja e kafesë rritë jetëgjatësinë, shkenca tani po thotë se të pish kafe rregullisht mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Kjo do të thotë se, përveç që ju ndihmon të kthjelleni në mëngjeset e tmerrshme, kjo pije mund të jetë edhe trajneri juaj personal.
pergatit.com do të donte që ta ndante këtë studim interesant me ju, duke ju treguar disa fakte interesante që i kemi mbledhur për kafenë. Një studim nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Nottingham ka gjetur se konsumimi i rregullt i kafesë mund të djegë kaloritë në trupin tuaj.
Kafeina rritë normën e metabolizmit në trupin tuaj, duke ju ndihmuar automatikisht të humbni peshë. Hulumtimi për më tepër shton se kafeja stimulon “yndyrën kafe” në trupin tuaj, një lloj i yndyrës që gjendet në qafë dhe pjesën e lartë të trupit. Kjo lloj yndyre është përgjegjëse për prodhimin e nxehtësisë në trupin tonë dhe reduktimin e yndyrës së bardhë.
Përveç kësaj, ka edhe një arsye më shumë pse duhet ta doni kafenë. Pirja e kafesë rregullisht mund të mbajë disponimin dhe drepresionin në nivel. Në fakt, kafeina në kafe mund t’ju ndihmojë të luftoni migrenën pasi është shumë e pasur me antioksidantë. Kafeja është e njohur se mban sistemin imun të fortë dhe të shëndetshëm.
Megjithatë, fjala është vetëm për kafenë natyrale. Kafeja e shpejtë ose e paketuar, e bërë nga ato që i blini në markete dhe që bëhen shumë shpejtë, nuk janë ide e mirë. Ato shpesh përmbajnë kimikate, konservues dhe shumë sheqer, që vetëm dëmtojnë shëndetin tuaj, transmeton pergatit.com.
Megjithatë, janë gjithmonë dy anë të medaljes. Edhe pse kafeja ju ndihmon të humbni peshë dhe ka shumë përfitime të tjera, nëse nuk e kontrolloni sasinë e saj që e konsumoni mund të ketë probleme. Në një studim tjetër, i cili u publikua nga Revista Amerikane për Ushqyerje Klinike, shkencëtarët gjetën se konsumimi i tepërt i kafesë mund të jetë rrezik për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Për ta përfunduar, pini kafe çdo ditë pa u brengosur, por mos lejoni që dashuria juaj për kafenë të shkojë shumë larg!