Përbërësit: 600gr biskota oreo të bluara, 160gr gjalpë (margarinë). Për lyerje: 500ml krem për ëmbëlsira (halta), 40gr sheqer pluhur, 1 sheqer vanilje, 500gr djathë mascarpone.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë të thellë kuzhine dhe në të shtojmë 600gr biskota oreo të bluara, më pas tek oreot shtojmë 160gr gjalpë të shkrirë (margarinë) dhe i përziejmë biskotat me mikser ashtu siç e shikoni në video, më pas i përziejmë edhe për pak me lugë. Biskotat i hedhim në tepsi rrumbullake me letër kuzhine ashtu siç e shikoni në video, i shtrijmë mirë me lugë. Pastaj përgatisim kremin, në një enë kuzhine shtojmë 500ml krem për ëmbëlsira, 40gr sheqer pluhur, 1 sheqer vanilje dhe e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë një krem të trash.
Pastaj tek kremi shtojmë 500gr djathë mascarpone dhe e përziejmë përsëri kremi me mikser. Më pas tek kremi shtojmë biskota oreo të grimcuara, e përziejmë masën me lugë dhe pastaj këtë masë e vendosim sipër biskotave oreo që i kemi vendosu më parë në tepsi. E shtrijmë kremin mirë me lugë dhe pastaj sipër e dekorojmë me biskota oreo të bluara dhe nga një biskotë oreo komplet ashtu siç e shikoni në video. Ju bëftë mirë!