Çfarë ushqime duhet të kemi në sofrën e Fiter Bajramit?

Kurban Bajrami është festa më e madhe islame, andaj për këtë festë të gjithë ne kemi dëshirë të pergatism një sofër të pasur për miqtë me ushqime të ndryshme tradicionale.

Në drekë janë të ftuar të gjithë familjarët dhe të afërmit e largët, miqtë dhe të njohurit, kështu që askush nuk kthehet i uritur në shtëpi, por në këtë ditë traditë është që të gjithë anëtarët e familjes tubohen për Bajram te prindërit për drekën e Bajramit. Në këtë mënyrë forcohen lidhjet, ruhen familja dhe miqtë dhe shpërndajmë sa më shumë paqe dhe dashuri mes njëri tjetrit.

Sipas traditës, për drekën e Fiter Bajramit pergatiten disa ushqime të ndryshme, dhe të shijshme, por a i keni provuar disa nga këto ushqime, ndërkaq ne po jua prezantojnë ato më të shpeshtat:

Çorba e Begut
Kjo përzierje e perimeve dhe mishit, është çorba më e njohur e cila pergatitet në ditët e Bajramit. Zakonisht pergatitet me mish viçi apo mish pule.

Vegësh tradicional
Përbërësit kryesor të kësaj gjelle janë lakra e zier, speci dhe mishi i viçit.

Qebap haxhiu
Qebapët e haxhiut janë edhe një përzierje e mishit të viçit me perime. Për këtë ushqim është specifike sepse bëhet i mbështjellë në letër.

Musaka
Ushqim i njohur kaherë me mish të bluar. Musaka mund të gatuhet në mënyra të ndryshme, mirëpo më e njohura është me patate dhe kungullesha.

Sarma
Është edhe një ushqim i njohur mirë i cili gatuhet nga lakra e freskët apo lakra turshi, mishi i bluar dhe orizi.

Dollma apo japrak
Japrakët janë të ngjashëm me sarmatë, pos që në vend të lakrës së bardhë gatuhet me lulelakër.

Pite të ndryshme
Nuk mund të quhet Bajram nëse në sofër nuk ka ndonjë ndër pitet siç janë p.sh. pitja me djathë dhe lakrori. Pos ushqimeve të njelmëta, sofra e Bajramit është e pasur edhe me ushqime të ëmbla pra ëmbëlsira.

Këto janë ëmbëlsirat më të njohura:

Bakllava
Është pite e ëmbël, përbërësit kryesorë janë petët, të gatuara në shtëpi apo të blera në dyqan dhe arrat, por sipas dëshirës edhe rrush i thatë, bademe, shqind. Nuk mund të quhet Bajram nëse nuk është në sofër bakllavaja.

Tufahija
Tufahija është ushqim i ëmbël nga mollët e ziera të mbështjella me krem i cili bëhet nga arrat dhe bademet, ajka, sheqeri dhe kremi.

Hallva
Është ushqim i ëmbël nga mielli i grurit, yndyra dhe mjalti apo nga susami, mielli, mjalti dhe sheqeri. Ekzistojnë lloje të ndryshme: qeten-hallva, tahan-hallva, kos-hallva.

Tullumbat
Janë ëmbëlsira që bëhen nga vezët, uji, vaji, sheqeri dhe mielli. Gatuhen me shabllon të veçantë i cili u jep formë ylli.

Ëmbëlsirë në formë hurme
Edhe një ëmbëlsirë e thjeshtë, por shumë e shijshme nga vezët, mielli, margarina, vaji dhe uji.

Kadaif
Gatuhet nga petët e prera në mënyrë të veçantë, sheqeri dhe uji dhe shtojcave sipas dëshirës, p.sh. arra apo shqind.

Trileqe
Kjo ëmbëlsirë është e njohur për shkak që korja lyhet me tri lloje qumështi (prandaj edhe quhet trileqe). Në majë lyhet me karamelë. Kjo ëmbëlsirë është bërë shumë e popullarizuar gjatë tre vjetëve të fundit.