Nevojiten: Dredhëza, 200gr hopla,1 çokollatë Kinder ose Nutella,1.5 pako e vogël xhelatinë pluhur,100ml qumësht, 3 lugë sheqer pluhur.
Qumështin e vlojmë, ja qesim çokollatën e shkrirë dhe xhelatinën paraprakisht në një enë me 7 lugë ujë të ftohtë. E përziejmë deri sa të trashet masa, qumështit me çokollatë ja shtojmë edhe sheqerin pluhur i përziejmë mirë deri sa të shkrihet xhelatina.
Mandej hopllen e tundim me mikser pak deri sa fillon të trashet pak por jo edhe shumë. Kur ftohet në ambient dhome qumështi, këtë masë e hedhim te hopla i përziejmë me mikser dhe i derdhim menjëherë në kallëp dhe e formojmë petën.
Për petën: Dredhëza, 2 vezë,1 gotë çaji sheqer,1 gotë çaji miell, plus 1 lugë gjelle miell,
2 lugë gjelle kakao,1 lugë çaji pecivë.
Pjekim në 200 gradë celsius për 15 min. I prejmë me gotë formën, sa është kallëpi sipër dhe i lëmë të ftohen për disa orë. Para se t’i nxjerrim, i’a largojmë skajet me thikë pak. Mandej sipër mundemi ti hedhim çokollatë të shkrirë dhe lajthi. Dekorimi bëhet me dredhëza dhe me çfarëdo lloj shllagu (kremi).
Ju bëftë mirë!