Copëza pule (Chicken Nuggets)

Kjo recetë ju tregon se si të përgatitni copëza pule (Chicken Nuggets) vetë në shtëpi – duke evituar kështu rrezikun nga të ngrënit ‘Chicken Nuggets’ të pashëndetshme dhe që nuk u dihet prejardhja e saktë e mishit.

Koha totale e përgatitjes: 15 minuta
Sasia: për 2 deri 4 persona

Përbërësit:


Një enë miell, një lugë gjelle erëza për shije (që ka kripë, hudhër, qepë etj.), kripë dhe piper të zi, 2 vezë të mëdha, 2 enë mesatare thërrime buke (bukë e grimcuar imët), 2 gjokse pule – të prera në copë të vogla, vaj për fërgim, keçap për shërbim.

Përgatitja:

Në një enë, përzieni miellin, erëzat dhe pak kripë e piper. Në një enë tjetër, përzieni vezët me 2 lugë gjelle ujë. Në një enë tjetër, shtoni thërrimet e bukës.

Merrni gjokset e pulës dhe zhytni në përzierjen e vezëve, prej aty në përzierjen me miell dhe më pas në thërrimet e bukës. Mbusheni gjysmën e një tigani me vaj dhe ngroheni në temperaturë mesatare derisa të shihni se vaji është djegur.

Fërgoni copat e pulës derisa të marrin një ngjyrë të artë, nga pak minuta në secilën anë. Thani me letër kuzhine dhe shërbeni me keçap. /pergatit.com

Ju bëfshin mirë!

Erëzat mund t’i gjeni në seksionin e erëzave në market, aty ku ndodhet piperi i zi, i kuq etj. Duket diçka kështu: