Sasia: për 3-6 persona.
Kjo është ajo çfarë ju nevojitet:
3 vezë të ndara, 1/8 lugë çaji krem tartari, 3 lugë gjelle krem djathi të butë ose jogurt.
Çfarë duhet të bëni:
- Ngroheni furrën në 150 gradë C.
- Ndani vezët në dy enë.
- Shtoni kremin e tartarit në të bardhat e vezëve dhe rrihni mirë.
- Shtoni krem djathin ose jogurtin në të kuqtë e vezëve dhe përzieni derisa të kombinohen mirë.
- Bashkoni gjysmën e të bardhave të vezëve me të kuqtë derisa të kombinohen. Shtoni pastaj edhe pjesën tjetër dhe përzieni përsëri mirë.
- Vendoseni një letër kuzhine në tepsi dhe më pas vendosni gjashtë porcione të përzierjes në tepsi (rreth ½ filxhan secila).
- Shtrini rrathët me një shpatull deri në rreth ½ cm trashësi.
- Piqni për 30 minuta ose derisa të marrin ngjyrë të artë.
- Lërini të ftohen për të paktën një orë.
- Shijoni me çfarëdo që dëshironi, duke filluar prej marmelatës e deri tek bërja e ndonjë tosti me sallame, kaçkavall, keçap e majonez. Ju bëfshin mirë !