Përbërësit:
Patate, vaj luledielli për skuqje, kripe, piper rigon, spec të kuq për shije.
Përgatitja:
Qërojmë patatet shumë mirë duke mos lënë asnjë njollë jeshile ose syth të mbire. I lajmë dhe i presim në feta sa më të holla të jetë e mundur me ndihmën e një thike të mprehtë. I vendosim fetat e patateve në një tas me ujë të ftohtë për rreth 2 ore duke ja ndërruar ujin çdo 1 orë (pra dy herë gjithësej).
Kjo bën që patatet të lëshojnë niseshten e tepërt dhe të rezultojnë krokante. I kullojmë dhe i thajmë shumë mirë me letra kuzhine ose një pecetë të pastër. Skuqim nga 6-7 feta patatesh në vaj të bollshëm të nxehtë (190°C) për rreth 3 minuta, apo derisa të kenë marrë ngjyrë të artë.
I heqim nga vaji, i vendosim mbi disa letra kuzhine në mënyre që të thithin vajin e tepërt dhe i rregullojmë me kripë dhe erëza të ndryshme sipas dëshirës. I konsumojmë vetëm pasi patatet të jenë ftohur plotësisht në temperaturë ambienti.
Ju bëftë mirë !