Pasul me kaçikë pule dhe perime

Përbërësit: 2 qepë, 2 thelbinj hudhre, 500g karota,100g proshutë,1 dozë (850ml) fasule të bardha,1.5kg kaçikë pule, kripë, piper të zi, 4 lugë gjelle vaj luledielli, një qese perime të përziere (të ngrira), 500g domate, piper të kuq,1 lugë gjelle sheqer, 2 lugë gjelle uthull frutash,1 tubë majdanoz.

Përgatitja:

Qëroni dhe prisni qepët dhe hudhrat. Qëroni, lani dhe prisni karotat. Priteni proshutën në copë. Lani fasulet, zini dhe më pas kulloni. Merrni kaçikët e pulës, lani dhe thani. Spërkatni me kripë dhe piper.

Hidheni vajin në një tenxhere dhe piqni kaçikët për rreth 15 minuta nga të gjitha anët, dhe më pas largojeni tenxheren nga nxehtësia. Fërgojeni pak proshutën në tenxheren me vaj derisa të skuqet pak dhe largojeni.

Karotat, qepët dhe hudhrën fërgoni pak. Hidhni domatet e prera dhe perimet në ujin e fasuleve, vloni së bashku dhe hidhni kripë, piper të zi, piper të kuq, sheqer dhe uthull. Merrni kaçikët e pulës dhe proshutën dhe hidhni në tenxheren ku është hedhur uji i fasuleve dhe domatet dhe zini për rreth një orë në temperaturë maksimale.

Lajeni majdanozin, kullojeni dhe grimcojeni mirë. Shërbejeni gjellën dhe spërkateni me majdanoz. Shërbejeni me bukë. Ju bëftë mirë! /pergatit.com