Kjo është çorba që forcon imunitetin e fëmijëve, e mbushur me përplot vitamina dhe tepër e lehtë për t’u përgatitur. Shumë e nevojshme në këtë kohë të ftohtë dimri, ku lehtë mund të ftohemi.
Përbërësit:
- 450 gramë mish viçi
- 2 karota
- 2 patate
- 1 qepë
- 1 karotë e bardhë
- majdanoz
- fletë apo rrënjë selinoje
- kripë
- piper kokrra
- fletë dafine
Për fërgesë:
- 2 lugë miell
- 1 lugë e vogël spec i kuq i bluar
Në çorbën e zier qitni: – 1 të verdhë veze dhe 100 ml ajkë neutrale për zierje apo ajkë të zakonshme.
Përgatitja:
Pritni perimet dhe mishin. Pastaj në tenxhere shtoni pak vaj dhe qepë dhe lini të fërgohen në zjarr mesatar.
Kur qepa të zbutet, shtoni mishin dhe fërgojeni 15 minuta në zjarr mesatar. Kur mishi të fërgohet, qitni dy litra ujë. Shtoni perimet të cilat i keni grirë imët. Shtoni fletën e dafinës dhe piperin kokrra.
Lëreni çorbën të zihet rreth 2 orë në zjarr mesatar. Ju bëftë mirë!