TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas here, receta dhe ide të tjera janë bërë virale.
Pas “tavolinës së patatinave”, radhën e ka një tjetër ushqim për t’u bërë i famshëm: Djathë i pjekur me domate, ose makarona të përgatitura me djathin + domatet si salcë.
Sigurisht, që ideja (aspak e komplikuar), nuk u shpik në TikTok. Për herë të parë, receta u prezantua në 2019-ën nga Hayrinen, e cila e hodhi në blogun e saj.
Në shtator të vitit të kaluar ajo shkroi: “Shitjet e djathit feta u rritën me 300% dhe përbërësit e tjerë po mbaronin nëpër markete”.
E gjitha çfarë ju duhet për këtë salcë është:
- 600gr domate të vogla
- Kripë për shije
- Piper të zi
- Një lugë gjelle origano
- Spec i kuq i bluar
- 60ml vaj ulliri
- 3-4 thelpinj hudhër
- 225gr djathë feta
Shpjeguar thjeshtë, recetën e gjeni në videon më poshtë: