Përbërësit:
5 domate, 5 filxhanë ujë, 2 lugë gjelle miell,1 lugë gjelle gjalpë,1 lugë gjelle pastë domatesh,
1 filxhan qumësht ose krem (shmand), pak kripë.
Përgatitja:
Në një tenxhere, hidhni ujin që të vlojë. Pasi uji të ketë vluar, hidhni domatet ashtu të plota. Zini për disa minuta derisa të shihni që lëvoret e tyre fillojnë të ndahen nga trupi.
Më pas hiqni domatet nga uji, hidhni në një kulluese dhe me një lugë të madhe kuzhine shtypini për t’ua shtrydhur lëngun në një enë.
Në një tenxhere tjetër, shtoni gjalpin që të shkrihet në temperaturë mesatare. Pasi të jetë shkrirë shtoni miellin dhe përzieni mirë. Shtoni pastën e domateve dhe përzieni mirë. Lëngun e fituar nga domatet e ziera, hidhni në tenxheren ku e shtuat miellin dhe pastën, dhe përzieni mirë me tel kuzhine.
Shtoni në tenxhere ujin në të cilin u zien domatet dhe lëreni të vlojë për disa minuta. Më pas hidhni qumështin ose kremin, duke i zier edhe pak së bashku dhe pastaj hidhni edhe kripë derisa e shihni të arsyeshme. /pergatit.com
Ju bëftë mirë!
Procedura përmes fotografive: