Tortë e lehtë me banane dhe kokos

Përbërësit :


Një pako keksa, 2 lugë gjelle sheqer, 90gr gjalpë, 3 banane.

Përbërësit për pudingun:


Një pako puding vanille, 500ml qumësht, një lugë gjelle gjalpë, 3 lugë gjelle kokos,
100gr çokollatë, 200ml ajkë, një pako sheqer vanille.

Përgatitja:


Marrim keksat dhe i bluajmë pastaj ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe sheqerin. E ngjeshim masën mirë dhe e hedhim në tepsi duke e mbuluar tërë pjesën e poshtme të tepsisë. E vendosim në frigorifer të ftohet.

Më pas bananet i qërojmë, i presim në feta dhe i vendosim sipër shtresës me keksa që ndodhet në tepsi. Pudingun e përgadisim sipas udhëzimeve që shënojnë në pako dhe në fund pasi të ftohet ia shtojmë gjalpin, kokosin dhe e përziejmë me tel kuzhine derisa të shkrihet gjalpi.

Pasi të ftohet mirë e derdhim sipër bananeve që i renditëm në tepsi dhe e lëmë në frigorifer 6 orë derisa të forcohet pudingu. Çokollatën e shkrirë e lëmë të ftohet pastaj e hedhim në tërë sipërfaqen e tortës. Në fund e lyejmë tortën sipër me ajkën e rrahur me sheqer vanille duke e dekoruar edhe me disa lugë gjelle kokos.

Ju bëftë mirë!