Toptha me arra

Përbërësit: 350gr miell, 200gr margarin,150gr sheqer,1 vezë e plotë, 2 të verdha të vezës,
lëvore limoni në rende, pak kripë, 2 sheqer vanilje, 2 lugë rum (opsionale),150gr arra të bluara, 2 të bardha të vezës.

Glazura: 100gr çokollatë për zierje, 40gr margarinë.

Përgatitja:

Përziejmë margarinën me sheqerin dhe sheqer vaniljen. Shtojmë një vezë  të plotë dhe dy të verdhat e vezës, lëvoren e limonit të grirë në rende. Shtojme miellin dhe rumin dhe masën e lëmë në frigorifer për së paku një orë.

Nga kjo masë formojmë toptha në madhësi të arrës ose qershisë të cilët i kalojmë nëpër të bardhën e vezës të patundur. Pastaj topthat i kalojmë nëpër arra të bluara ose të grira imët.

Topthat i radhisim në tepsi të mbuluar me letër për pjekje dhe pjekim në 180 gradë C për 20 minuta. Në ndërkohë shkrijmë çokollatën mbi avull me margarinë dhe topthat e pjekur dhe të ftohur i bëjmë nga dy dhe në mes me çokollatën e shkrirë. Topthat i lëmë të ftohen dhe më pas i servojmë.

Ju bëftë mirë!