Përbërësit:
400gr miell, 250gr margarinë, 200gr sheqer, 6 lugë kafe të ftohtë, 2 sheqer vanilje, 2 lugë kakao, një pluhur për pjekje.
Udhëzimet:
Margarina e mbajtur në temperaturë ambienti tundet me sheqerin dhe sheqer vaniljen, më pas shtohet kafeja, mielli, pluhuri për pjekje dhe kakao.
Pasi masa përzihet mirë me dorë, marrim nga masa dhe formojmë toptha të vegjël të cilët i shtypim pak me dorë dhe i renditim në ndonjë kallëp për pjekje të mbuluar me letër për pjekje. Piqen në temperaturë 180 gradë për 10 minuta. Ju bëfshin mirë !