Tosta Meksikanë

Nevojiten:

8 fetë buke, 160gr fasule, domate, kaçkavall.

Udhëzimet:

1. Hedhim 2 lugë gjelle fasule (të ziera) mbi 4 fetë buke.

2. I shtojmë secilës fetë domate të grira, kaçkavall, dhe fetat e mbetura i vendosim mbi 4 fetat e mbushura me përbërës.

3. I vendosim në toster, duke i lënë për 2 minuta brenda. Dhe tostat janë gati për tu servuar.

Ju bëftë mirë!