Patate me proshutë dhe djathë

Përbërësit:


5 patate të qëruara, 2 lugë çaji kripë, një lugë çaji piper, 8 deri 10 feta proshutë, 7 deri 8 feta djathë mozzarella, 5 feta proshutë të fërguar dhe të grirë imët, ¼ filxhan majdanoz të imtësuar, 2 filxhanë djathë mozzarella të copëtuar, një filxhan krem të rëndë (sos të bardhë)
2 vezë.

Përgatitja:

  1. Ngroheni furrën në 180 gradë C.
  2. Prisni patatet e qëruara në feta të holla.
  3. Spërkatni patatet me kripë dhe piper, duke i rrotulluar në mënyrë që të spërkaten njëjtë në të dyja anët.
  4. Në një tepsi të mesme katrore, bëjeni një shtresë me patate.
  5. Vendosni gjysmën e fetave të proshutës sipër patateve, pastaj edhe gjysmën e djathit të grimcuar.
  6. Vendosni një tjetër shtresë patate, dhe më pas proshutën e mbetur dhe djathin e prerë në feta.
  7. Hidheni proshutën e fërguar dhe majdanozin sipër fetave të djathit dhe vendoseni shtresën e fundit të patateve sipër tyre.
  8. Hidheni djathin e grimcuar sipër patateve.
  9. Në një enë të vogël, përzieni kremin e rëndë me vezët. Derdheni përzierjen sipër djathit të grimcuar.
  10. Piqeni për rreth 40 minuta, derisa djathi të ketë marrë ngjyrë të artë.
  11. Lëreni të ftohet pak dhe më pas shërbejeni! Ju bëftë mirë ! /pergatit.com

Kjo recetë është për 4-5 persona.