Lazanje amerikane

Përbërësit: 680gr mish viçi i grirë,1 qepë (e copëtuar), 2 thelpinj hudhër (të grirë)
1 lugë gjelle borzilok (i freskët, i copëtuar),1 lugë çaji rigon (i tharë), 2 lugë gjelle sheqer
1 e gjysmë lugë gjelle kripë, 820gr domate (të prera në formë kubike), 170gr salcë domatesh
12 petë lazanje (të thata), 2 vezë (të rrahura),1 majë luge rikota (me pak yndyrë, ose gjizë)
1/2 filxhan djathë parmixhano (i grirë), 2 lugë gjelle majdanoz (i thatë),1 lugë çaji kripë
450gr djathë Mocarela (i thërrmuar), 2 lugë gjelle djathë parmixhano (i thërrmuar).

Përgatitja:

Në një tigan në temperaturë mbi mesataren, gatuajmë derisa të marrë ngjyrë kafe mishin e grirë të viçit, qepët dhe hudhrën. I thajmë yndyrën. I përziejmë me borzilok, rigon, sheqer, 1 lugë e gjysmë çaji kripë, domate të prera në formë kubike dhe salcë domatesh.

I ziejmë për 30 deri në 45 minuta, duke i kavërdisur herë pas here.
Nxehim paraprakisht furrën në 190 gradë C. E lëmë të vlojë një tenxhere të madhe me ujë të kripur lehtë. Shtojmë petët e lazanjës dhe i gatuajmë për 5 deri në 8 minuta dhe i thajmë.

Vendosim petët e sheshta në peshqir dhe i fshijmë që të thahen. Në një tas mesatar, përziejmë së bashku vezët, gjizën, djathin parmixhan, majdanozin dhe 1 lugë çaji kripë.
Shtrijmë 1/3 e petëve të lazanjës në fund të një pjate pjekjeje. I mbulojmë petët me gjysmën e përzierjes së gjizës (ricotta), gjysmën e djathit mozzarella dhe 1/3 e salcës.

Përsëritim të njëjtin veprim. Hedhim sipër petët e mbetura dhe salcën. I spërkasim sipër me djathë parmixhan të shtuar. I pjekim në furrën e nxehur më parë, për 30 minuta. I lëmë të qëndrojnë 10 minuta para se t’i shërbejmë.

Ju bëftë mirë!