Rrushi është ndër frutat që ka një rëndësi të veçantë në shëndetin e organizmit tonë.
Nëse do bënim një listë me frutat më të shëndetshme patjetër që rrushi do ishte ndër vendet e para të rënditjes. Është e këshillueshmë për çdo moshë, gjini, konsumimi i rreth 250 gramë rrushi në ditë.
Sipas studiuesve, rrushi është një ushqim ideal i cili do ju sjellë shumë përmirsime në shëndetin tuaj, nëse konsumoni rrush çdo ditë kur është sezona e tij atëherë mund të përfitoni shumë të mira shëndetsore.
Rrushi pastron veshkat, ndihmon në eleminimin e gurëve të vegjël, pastron infeksionet në mëlçi, normalizon rrahjet e zemrës, ul rrezikun e kancerit. Gjithashtu, për shkak të sasisë së madhe të antioksidantëve që përmban, rrushi është armiku kryesor i rrudhave si dhe lufton aknet.
Ai gjithashtu ndihmon në funksionimin e trurit, zbut infeksionet, nxit shërimin e muskujve dhe siç e cekëm dhe më lartë, ruan zemrën dhe është zgjidhje e shkëlqyeshme edhe për kujdesin ndaj lëkurës.
Të gjitha shtëpitë e kozmetikës në paletën për zbukurimin e prodhimeve për ripërtëritje janë të pasura me preparatet nga rrushi. Përdorimi i maskave të tilla që kanë në përbërjen e tyre rrush është një mënyrë e mirë për t’i rikthyer lagështirën e nevojshme trupit.
Porsa ta lyeni trupin, do ta vëreni se si përnjëherë lëkura është bërë më e butë dhe më e rrëshqitshme. Farat e rrushit e hidratojnë lëkurën, por edhe e ushqejnë atë në thellësi, por në kombinim me vajin e bademit apo të ullirit janë zgjidhje për buzët e çara.
Këto efekte që sjell në organizëm, janë shumë të domosdoshme dhe nuk variojnë nga ngjyra apo lloji i rrushit. /pergatit.com