Duart dhe këmbët e ftohta paralajmërojnë për këto probleme shëndetësore

Duart dhe këmbët e ftohta janë më të shpeshta te femrat sesa te meshkuj. Kjo shkaktohet nga një proces që mban temperaturën e trupit dhe organeve vitale.

Nëse kjo ndodh shpesh, mund të jetë një tregues i problemeve serioze të shëndetit.

Anemia

Nëse bashkë me ftohjen e këmbëve dhe duarve keni simptoma të tjera si dhimbje koke dhe lodhje trupore ju duhet të kontrolloni nivelet e hekurit në gjak.

Hekuri është një komponent kryesor i molekulave të hemoglobinës që transporton oksigjenin në gjak dhe i jep ngjyrën e kuqe.

Diabeti

Ftohja e duarve dhe këmbëve mund të jetë shenja e parë për një diabet. Kjo sëmundje lë pasoja në qarkullimin e gjakut dhe sistemin nervor dhe shoqërohet shpesh nga ky fenomen. Nëse ju jeni vazhdimisht të etur, hani shumë por nuk shtoni peshë dhe as humbisni, atëherë ju duhet të kontrolloni menjëherë nivelet e sheqerit në gjak.

Tiroidja

Puna e ngadalësuar e gjëndrës tiroide shkakton një ngadalësim të metabolizmit dhe gjymtyrët e ftohta ose të ndjerit ftohtë në përgjithësi është një simptomë e kësaj sëmundjeje. Lodhja trupore, përgjumja ngadalësimi i lëvizjes dhe i të folurit sikurse dhe intoleranca ndaj temperaturave të larta janë shenja të qarta të çrregullimeve të tiroides.

Stresi

Gjithashtu stresi mund të jetë shkak i gjymtyrëve të ftohta. Ai përforcon adrenalinën, një hormon i prodhuar nga gjëndrat adrenale që ngushton enët e gjakut duke e bërë qarkullimin e gjakut më të dobët. /pergatit.com