Pini ujë me mjaltë çdo mëngjes, shikoni se çfarë ndodhë

Një pije e thjeshtë që përmban një nga ushqimet më të shëndetshme në botë është një aleat i vërtetë në ruajtjen e shëndetit të mirë.

Është e njohur se mjalta është një prej ushqimeve më të shëndetshme në botë. Thuhet se shëndeti vjen nga stomaku prandaj konsumimi i përditshëm i mjaltës është mënyra më e mirë për të përfituar plotësisht nga pikat e forta të saj.

Mjaltës mund t’i gëzohen sidomos njerëzit që kanë probleme me tretje të ushqimit. Konkretisht, kanë kapsllëk. Një pije e thjeshtë me mjaltë që mund të konsumohet çdo mëngjes në një stomak bosh do të zgjojë tretjen e ngadaltë.

Përbërësit: 2 dcl e ujë të vakët, 1 lugë çaji e plotë me mjaltë.

Përgatitja: Përzieni mirë ujin dhe mjaltën, prisni derisa të shkrihet plotësisht dhe pastaj pijeni. Uji duhet të jetë i vakët dhe jo shumë i nxehtë, sepse temperatura e lartë shkatërron të gjitha gjërat ushqyese dhe të dobishme në mjaltë.

Si vepron uji me mjaltë në tretje?

Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin e tretjes, do të thotë nga zorra e hollë në të trashën, neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës, e qetëson lukthin. Hulumtimet kanë treguar se ndihmon edhe në shërimin e ulçerave në lukth dhe gastroentritisin bakterial.

Si vepron uji me mjaltë në trupin tonë?

E detoksifikon organizmin, do të thotë ndihmon në largimin e helmeve, së bashku me lëngun e limonit bëhet aleat në dobësim, vepron kundër baktereve. Mjalta e “pastër” është plot me enzima, vitamina dhe minerale të cilat luftojnë kundër baketreve të dëmshme.

Lehtëson alergjitë ashtu që i ndihmon trupit që të desenzibilizohet në polen dhe kështu zvogëlon ndjeshmërinë në rrethinë, si antioksidant natyror e pastron lëkurën tonë, e rregullon nivelin e sheqerit në gjak. /pergatit.com