Ky ushqim largon thartirën në lukth

Shumica e njerëzve kanë problem me lukth, gjithmonë si pasojë e gabimeve tona ushqimi shëndërrohet në armikun e trupit tonë, por nëse e dimë se çfarë dhe kur të hamë, atëherë ushqimi shëndërrohet në melhem ose ilaç për sëmundjet dhe problemet e ndryshme shëndetësore.

Problemet me lukth apo thartirën në lukth mund t’i largoni me konsumimin e këtyre ushqimeve.

Tërshëra

Është bimë, e cila do të jetë aleate e përkryer në luftën kundër thartirës në lukth. Përmban minerale të shumta, acide të shumta yndyrore, fibra dhe karbohidrate. Për shkak të këtyre, tërshëra tretet ngadalë dhe është burim i vazhdueshëm i energjisë dhe ndikon pozitivisht në tërë sistemin e tretjes.

Xhenxhefili

Është jashtëzakonisht efikas në rastet e problemeve me lukthin, e veçanërisht ndikon në rastin e thartirës. Mund ta konsumoni të papërpunuar ose si shtesë në ushqim në supa, salca, sallata e madje edhe në pije.

Bishtajat

Janë karbohidrate të dendura ushqyese, që kanë shumë fibra, e për shkak të kësaj organizmi juaj i tretë lehtë ato. Kanë efekt stabilizues të nivelit të sheqerit në gjak. Studime të shumta kanë zbuluar që fasulja mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë si dhe llojeve të tjera të kancerit. Studimet gjithashtu kanë zbuluar që bishtajat kanë ndikim pozitiv në luftimin e thartirës në lukth.

Mollët

Përmbajnë një varg antioksiduese, të cilat i mbrojnë qelizat e organizmit nga radikalet e lira, por edhe që i ndihmojnë organizmit për të funksionuar në mënyrë normale. Tashmë është e ditur që molla ka ndikim të mirë në tretje. /pergatit.com