Përbërësit për eklere: 2 filxhana ujë, 1 filxhan vaj, 2 filxhana miell (filxhani i neskafes), 6 veze.
Përgatitja: Ujin dhe vajin i hedhim në një enë që të vlojnë, pasi të marrin val ia shtojmë miellin duke e përzier vazhdimisht edhe për 1min. Këtë masë e lëmë të ftohet për 5 deri 10 min pastaj shtojmë vezët një nga një duke e përzier masën me lugë. Bëjmë format si në foto, i vendosim në tepsi dhe më pas i pjekim në 250 gradë C përafërsisht 20 deri 25 minuta, e shihni dhe me sy kur janë pjekur.
Për fillin: 1 litër qumshtë, 1 filxhan sheqer, 6 lugë miell , 6 lugë nisheste, 4 vezë vetem e verdha, 2 pako sheqer vanilje.
Përgatitja: Të gjithë përbërësit i bëni bashkë dhe i zieni derisa masa të trashet duke e përzier vazhdimisht, këtë masë lëreni të ftohet plotësisht (mund ta përgatitni një natë më parë).
Më pas 250gr margarinë tundet shumë me mikser derisa bëhet sikur krem, pastaj pak nga pak i shtoni kremin e pergatitur më parë dhe e përzieni mirë. Ekleret tashmë të pjekur i ndani në dy pjesë dhe i mbushni në mes me këtë masë.
Për dekorim: Çokollatë e shkrirë me pak hopla për ëmbëlsira, ose mund ti beni dhe me sheqer pluhur. Receta për eklere u përgatit nga zonja Benglise.
Ju bëfshin mirë! /pergatit.com