Princes Krofne

Përbërësit:

Brumi: Katër gota të çajit ujë, dy gota vaj, pesë gota të çajit miell, katër vezë.

Mbushja: 500ml qumësht, dy vezë, dy gota sheqer, dy gota të çajit miell, dy sheqer vanilje, 300ml qumësht.

Pjekja: 25 minuta në temperaturë 250 gradë C.

Përgatitja:

Katër gota ujë dhe 2 gota vaj i vlojmë mirë, më pas kur të vlojnë i largojmë nga zjarri dhe ua shtojmë 5 gota miell. Sërish i kthejmë në zjarr dhe i ziejmë duke i përzier vazhdimisht derisa të ndahet brumi nga luga pastaj brumin e lëmë të ftohet.

Pasi të jetë ftohur brumi ia shtojmë vezët një nga një duke i përzierë me mikser, në fund i përziejmë mirë me dorë. Tepsinë për pjekje e lyejmë me vaj dhe brumin që tashmë e kemi bërë me dorë formojmë topa dhe i vëmë në tepsi dhe i pjekim.

Pastaj e vlojmë qumështin dhe shtojmë dy vezët, dy gota sheqer, dy gota të çajit miell dhe i përziejmë mirë derisa të bëhet si krem. Kremin e ziejmë duke e përzierë vazhdimisht derisa të trashet.

Pasi të zihet e lëmë të ftohet kurse dy sheqer vanilje dhe 300ml qumësht i përziejmë mirë derisa të trashen. Kremin e ftohur ia shtojmë kësaj përbërje dhe e përziejmë ngadalë me lugë.

Princes krofnet e ftohura i prejmë në mes dhe i mbushim me kremin e përgatitur dhe pastaj mund t’i dekoroni me çokollatë të shkrirë apo me sheqer pluhur.

Ju bëfshin mirë ! Receta u rekomandua nga Adona