Përbërësit: 250ml hoplla për ëmbëlsira, 1 krem vanile, 200gr djathë philadephia, 150gr gold buter në temperaturë dhome, 100gr keksa të bluar, 5 paketime biskota jaffa (2 paketime i prejmë në pjesë të vogla dhe hedhen në masën me krem dhe tri të tjera na duhen për masen ashtu si janë), 100gr zhele të prera në pjesë të vogla, 150gr rrush të thatë, 100gr arra të bluara, 100gr lajthi të bluara, 100gr bajame të blura, 50gr çokollatë kuzhine copëza të prera në pjesë të vogla, 50gr çokollatë milka copëza të prera në pjesë të vogla.
Përgatitja: Përzihet me mikser hoplla së bashku me kremin e vaniles, pasi merr dendësin e duhur hedhim djathin philadelphia dhe gold buter, përzihen edhe pak me mikser derisa të bashkohen masat, pastaj hedhen biskotat e bluar dhe përbërësit tjerë me radhë duke i përzierë me lugë.
Nga ajo masë formojm toptha dhe secilit topthë ja vëmë nga një biskotë jaffa sipër në fund të topthit dhe një mbi i shtypim pak me dorë që të mos bien, pastaj anash i kalojmë nëpër lajthi të bluara.
Për dekorim: 300gr vishnje, 3 ose 4 lugë gjelle sheqer, një pako 10gr zhelatin (gjedhi) tretet në gjysëm gote çaji me ujë dhe lihet anash për 5 minuta.
Përgatija: Vishnjet i pastrojmë dhe në një kullojse i ndrydhim derisa e nxjerrim lëngun e tyre, e qesim lëngun të vlojë së bashku me sheqerin derisa të shkrihet sheqeri. Posa të vlojë e ndalim zjarrin dhe e hedhim zhelatinen e tretur më parë.
Marrim format e silikonit i lyejm vetëm me pak vaj e hedhim masën në secilen nga 3 lugë gjelle dhe e fusim në frigorifer për 1 orë. Pasi forcohet i nxjerrim nga format dhe e dekorojm secilën ëmbëlsir sipër si në foto, bëhet një shije perfekte. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Vanesa. Ju bëfshin mirë!