Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë qumësht, 1/2 e gotës vaj, 10 lugë sheqer, 1 sheqer vanile, 4 lugë kakao, 1 gotë e gjysëm miell, 1 pluhur për pjekurina (pecivë), 1 gotë e gjysëm qumësht, 4 lugë nesquik.
Për fillin: 1 litër qumësht, 2 pudinga me shije karamel, 2 lugë niseshte, 6 lugë sheqer.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë përbërësit e cekur më lartë përveq 1 gotë e gjysëm qumësht dhe 4 lugë sheqer. I përziejmë mirë të gjithë së bashku dhe pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe e pjekim në furrën e nxehur më parë në 180 gradë C për 20 minuta.
Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe ia hedhim 1 gotë e gjysëm qumësht të tretur më parë me 4 lugë nesquik, (qumështi duhet të nxehet që të tretet nesquiku sa më mirë).
Më pas pudingat dhe niseshten i tretim me pak ujë të vakët dhe i hedhim në qumësht, i përziejmë në temperaturë të ulët deri sa të trashet masa.
Pasi filli të jetë gati e hedhim sipër në ëmbëlsirë, duke e shtrirë ngadalë. E dekorojmë sipër sipas dëshirës, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina.