Përbërësit: 500ml qumësht, 100gr sheqer, 100gr miell, 40gr nisheste, 1 pako sheqer vanilje, 1 lugë gjalpë (margarinë), 300gr biskota të bluara, 200ml hoplla, 2 lugë gjelle kakao.
Përgatitja: Marrim fillimisht një enë kuzhine (tenxhere), shtojmë 500ml qumësht, 100gr sheqer, 100gr miell, 40gr nisheste, 1 pako sheqer vanilje dhe e përziejmë mirë masën me tel kuzhine. Masën e shtojmë në zjarre dhe e përziejmë deri sa të trashet kremi për 5 minuta.
Pasi që është trashë kremi, shtojmë një lugë gjalpë (margarinë) dhe e përziejmë kremi me tel kuzhine deri sa të tretet mirë gjalpi. Pasi kremi të jetë gati e lëmë me një anë, marrim më pas një tepsi për ëmbëlsira në formë katrore dhe shtojmë 300gr biskota të bluara.
Biskotat i shtrijmë mirë në tepsi me anë të një luge dhe i ngjeshim sipër që të shtrihen mirë, më pas sipër biskotave hedhim kremi e përgatitur më parë. E shtrijmë kremi mirë me lugë ngadalë, deri sa të përhapet në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Më pas marrim një enë tjetër kuzhine, shtojmë 200ml hoplla dhe e përziejmë me mikser deri sa të fitojmë një krem të trashë. Pasi e kemi bërë gati hopllan, shtojmë në të 2 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë masën me tel kuzhine deri sa të bashkohet hoplla me kakaon.
Më pas sipër kremit që e kemi vendosur më parë sipër biskotave, shtojmë kremi hoplla me kakao dhe e shtrijmë mirë me lugë deri sa të shtrihet në të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës. Pasi e kemi lyer ëmbëlsirën sipër, e lëmë të qëndrojë ashtu për pak minuta.
Më pas ëmbëlsirën e presim ashtu siç e shihni në video, në copëza katrore dhe më pas e largojmë nga një copëz të ëmbëlsirës në formë rroleje si në video. Për më shumë shikojeni videon. Ju bëftë mirë!