Përbërësit: 4 vezë, 8 lugë gjelle sheqer, 5 lugë gjelle miell, 1 lugë gjelle kakao, 12gr pluhur për pjekje (pecivë).
Për lyerje: 1 litër qumësht, 2 pudingë vanilje, 10 lugë sheqer, 50gr gjalpë, 2 lugë miell, 100gr çokollatë të bardhë, 100gr çokollatë të zezë.
Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë 4 vezë dhe i rrahim me mikser për 5 minuta më pas shtojmë 8 lugë gjelle sheqer, 5 lugë miell, 1 lugë kakao, 12gr pluhur për pjekje dhe i rrahim mirë të gjithë përbërësit me mikser.
Më pas marrim një tepsi për ëmbëlsira në formë katrore (që u largohen skajet e tepsisë), shtojmë letër kuzhine dhe anash e lyejmë me gjalpë tepsia 20 me 20cm. Më pas masën e përgatitur e hedhim në tepsi, dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta.
Pasi të piqet ëmbëlsira, e largojmë nga furra dhe më pas e përgatisim kremi për lyerje. Marrim një enë kuzhine (tenxhere) e vendosim në zjarr më pas shtojmë 1 litër qumësht, 2 pudingë vanilje, 10 lugë sheqer, 50gr gjalpë (margarinë), 2 lugë miell dhe e përziejmë masën me tel kuzhine deri sa të treten përbërësit dhe të zihet kremi.
Duke e zier kremin shtojmë 100gr çokollatë të bardhë, pasi kremi të jetë gati ndajmë 800ml nga krem dhe ia hedhim sipër ëmbëlsirë duke e shtrirë mirë me lugë. Më pas tek pjesa tjetër e kremi që e kemi ndarë, shtojmë 100gr çokollatë të zezë dhe e përziejmë deri sa të fitojmë krem çokollate.
Më pas sipër kremi të bardhë, shtojmë kremin me çokollatë dhe e përziejmë me lugë ashtu si në video. Pastaj ëmbëlsirën e vendosim për 2 orë në frigorifer, pasi ta largojmë nga frigoriferi e dekorojmë sipër me çokollatë bardhë e zi. Ju bëftë mirë!