Përgatitja: 5 vezë, 8 lugë të gjellës sheqer, 1 sheqer vanilje, 6 lugë të gjellës miell, 12gr pluhur për pjekje, 2 lugë të gjellës kakao, 100gr arra të copëtuara.
Për lyerje: 500ml krem hopla, 200gr biskota jaffa të copëtuar, 1 neskafe.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë vezët dhe i tundim me mikser më pas shtojmë 8 lugë të gjellës sheqer duke e përzier masën vazhdimisht me mikser dhe pastaj shtojmë një sheqer vanilje. Pasi e kemi përzier masën me mikser mirë, shtojmë 6 lugë gjelle miell, 12gr pluhur për pjekje, 2 lugë të gjellës kakao dhe e përziejmë përsëri masën me mikser.
Pasi e kemi përgatitur masën dhe e kemi përzier mirë me mikser, shtojmë 100gr arra të copëtuara ose të bluara dhe e përziejmë masën me lugë. Më pas marrim një tepsi katrore për ëmbëlsira, e lyejmë me gjalpë dhe në të shtojmë masën e përgatitur për ëmbëlsirë.
Më pas ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje, në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta furra duhet të jetë e nxehtë paraprakisht. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë që të ftohet. Në ndërkohë përgatisim kremin për lyerje, marrim 500ml krem hopla dhe e tundim me mikser më pas kremin hopla e ndajmë në dy enë dhe në njërën shtojmë 200gr biskota jaffa të copëtuara.
Më pas marrim ëmbëlsirën, e largojmë nga tepsia dhe petës ia largojmë skajet me anë të një thike pastaj e presim në tri pjesë të barabarta ashtu si në video. Më pas e lyejmë sipër njërën pjesën me kremin hopla që i kemi shtuar biskota jaffa, shtojmë dhe pjesën tjetër të petës sipër edhe atë e lyejmë me kremin hopla dhe biskota jaffa.
Në fund shtojmë dhe pjesën tjetër të petë sipër dhe e lyejmë vetëm me kremin hopla që e kemi ndarë më herët duke i shtuar një neskafe për shije, më pas skajet e mbetura që ia kemi larguar petës më herët i copëtojmë me duar dhe ia hedhim ëmbëlsirës sipër për dekorim. Ju bëftë mirë!