Ëmbëlsirë e butë me banane

Përbërësit: 6 vezë, 150gr sheqer, 1 lugë gjelle kakako, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për kremin: 4 lugë gjelle marmelatë, 6 banane, 1 çokollatë gatimi, 600ml qumësht, 6 lugë miell, 300gr sheqer pluhur, 250gr margarinë, 1 sheqer vanilje, ½ lëng limoni.

Përgatitja: Fillimisht bëjmë brumin duke trazuar të bardhat e vezëve me sheqerin, derisa të fitjomë një masë kremoze. Më pas shtojmë të verdhat e vezëve, pluhurin për pjekje (pecivën), miellin dhe kakaon.

Brumin e përgatitur e pjekim në furrën e parangrohur në 180 gradë C për 30 minuta. Menjëherë pas pjekjes, kekun e lyejm me marmelatë (çfarë të doni) e më pas e lëmë të ftohet.

Më pas marrim banant i prejmë në feta të holla dhe i rendisim mbi kekun e pjekur tashmë të lyer me marmelatë, mbi bananet e renditura shtrydhim gjysmë limoni.

Ndërkohë përgatisim kremin duke e zier bashkë me miellin dhe qumështin derisa të fitojmë një masë të trashë. Në këtë masë shtojmë margarinën e rrahur me sheqer pluhur dhe sheqer vanilje, këtë krem e hedhim mbi bananet e renditura sipër kekut, ndrësa sipër kremit vendosim glazurë çokollate. Ju bëftë mirë!