Gjellë me presh

Përbërësit: 1kg mish viçi, 1kg presh (purina), 2 karota, 1 patate, 1 gjethe dafine, mentë të thatë, vaj ulliri, kripë dhe piper i zi, vegeta podravka.

Përgatitja: Fillimisht hidheni mishin që të zihet, ndërkohë që mishi zien përgatisni preshin. Fillimisht pastrojeni mirë, më pas lajeni dhe priteni në copa rreth 3-4 cm të gjata. Më pas merrni karotat dhe pataten, pastroni mirë dhe prisni në kubikë mesatar.

Pasi të keni përfunduar me perimet, hidhni vajin në një tigan të cilin duhet ta vendosni në zjarr të lartë. Gatuani me radhë preshin e prerë dhe perimet e tjera, skuqni derisa të marrin ngjyrë të lehtë kafeje.

Më pas perimet e gatuara shtoni tek mishi, së pari preshin më pas një gjethe dafine, pak kripë dhe ujë derisa të mbulohet preshi. Ziejeni këtë masë për 15-20 minuta, në 10 minutat e fundit shtoni patatet, karotat, pak mentë të thatë dhe vazhdoni zierjen derisa të përgjysmohet lëngu i gjellës.

Pastaj fikeni zjarrin dhe gjellën me presh lëreni të pushoj për 15 minuta, para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë!