Përbërësit: 75gr çokollatë të shkrirë, 1 lugë gjalpë (margarinë), 3 vezë, 2 lugë sheqer, biskota (çfarë do që keni dëshirë).
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 75gr çokollatë të shkrirë, një lugë gjalpë (margarinë) dhe i përziejmë mirë me lugë. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 3 vezë vetëm të bardhën e vezës, kurse të verdhat e vezës i lëmë me një enë tjetër.
Më pas të bardhat e vezës i tundim me mikser, shtojmë 2 lugë sheqer dhe i tundim mirë deri sa të bëhet një krem i trashë. Pastaj me pirun i rrahim të verdhat e vezës që i kemi ndarë më herët, më pas i shtojmë tek çokollatë që e kemi përzier me gjalpë.
I përziejmë mirë me lugë të verdhat e vezës me çokollatën, më pas i shtojmë tek kremi që e kemi fitar nga të bardhat e vezës dhe i përziejmë së bashku mirë me lugë. Pasi kremi të jetë gati, marrim disa pjata për desert, shtojmë në secilën pjatë biskota të copëtuar por nuk e mbushim pjatën plotë.
Më pas sipër biskotave, në secilën pjatë shtojmë nga kremi i përgatitur më parë me vezë dhe çokollatë. Sipër kremit fusim nga një biskotë gjysmë të zhytur në krem për dekorim. Pastaj këtë desert e lëmë të qëndrojë në frigorifer më pas e konsumojmë.
Ky është një desert super i shijshëm, nuk kërkon shumë kohë në përgatitje por edhe as shumë përbërës dhe kështu nuk keni nevojë të shpenzoni as shumë para dhe as shumë kohë. Gjithashtu mund ti befasoni mysafiret tuaj me këtë desert të shijshëm. Ju bëftë mirë!