Simita të buta

Përbërësit: 20gr maja buke, 250ml qumësht i ngrohtë, 2 lugë të gjellës sheqer, 4 lugë gjalpë të shkrirë, 1 vezë, 1 lugë kripë, 400gr miell, susam, grimca buke.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë 20gr maja buke dhe e copëtojmë me duar, më pas shtojmë 250ml qumësht të ngrohtë, 2 lugë të gjellës sheqer dhe e përziejmë masën me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 4 lugë gjalpë të shkrirë, 1 vezë, 1 lugë kripë dhe e përziejmë përsëri masën mirë me tel kuzhine.

Pasi e kemi përzier masën me tel kuzhine, shtojmë më pas 400gr miell duke e përzier me tel kuzhine deri sa të bëhet një brumë i butë. Më pas brumin e mbulojmë me një qese sipër dhe e lëmë të qëndroj ashtu për 1 orë, pasi të ketë pushuar brumi e marrim dhe e hedhim në tavolinë të përmiellur.

E ngjeshim brumin me duar, më pas e ndajmë në dy pjesë me anë të një thike e hollojmë me holluese dhe më pas formojmë forma të ndryshme sipas dëshirës ashtu si e shikoni në video. Pasi i kemi bërë gati simitet, i hedhim në tepsi të lyer me letër kuzhine më pas i lyejmë sipër me vezë ju hedhim susam sipër dhe grimca buke.

I lëmë simitet të pushojnë ashtu në tepsi edhe për 20 minuta të tjerë, më pas i pjekim në temperaturë mesatare 250 gradë C për 30 minuta (por i shikojmë vazhdimisht se a janë pjekur, që të mos nguten dhe të mos digjen). Bëhen shumë të buta dhe shumë të shijshme. Ju bëfshin mirë!