Përbërësit për këtë ëmbëlsirë:
6 vezë, 100ml vaj, 200ml qumësht, 350gr sheqer, 1 pecivë, 200gr miell, 50gr kakao.
Për dekorim:
150gr çokollatë, 100ml qumësht, 2 lugë vaj.
Përgatitja:
Për ta bërë këtë ëmbëlsirë, fillimisht ndahet e verdha e vezës nga të bardhta, më pas të verdhës së vezës ia shtojmë 100ml vaj, 200ml qumësht, 350gr sheqer, 1 pecivë, 200gr miell dhe 50gr kakao. Më pas i tundim mirë të gjthë përbërësit, derisa të bëhet një masë kremoze dhe kur të jetë gati e hedhim në tepsi për ëmbëlsira dhe e fusim në furrë për pjekje.
Më pas të verdhat e vezës i përziejmë me 200gr sheqer dhe 2 sheqer vanile dhe i përziejmë me mikser për 8 minuta. Pasi të jetë tundur mirë dhe të fitojmë një masë kremoze në formë shllagu ia qesim petës së pjekur më parë dhe e fusim përsëri në furrë per 4 minuta.
Më pas marrim 150gr çokollatë kuzhine dhe ia shtojmë 100ml qumësht, 2 lugë vaj dhe e përziejmë mirë. Pasi të jetë gati ia hedhim torte sipër, sipër e lyejmë me shllagë dhe i hdhim kokos për dekorim sipas dëshirës. Receta u përgatit nga Florenta. Ju bëftë mirë!